Në Kanada nisin testimet klinike për vaksinën anti-COVID

Në Kanada nisin testimet klinike për vaksinën anti-COVID

Bota January 27, 2021 - 09:20

Në Kanada kanë filluar provat klinike të një vaksine të zhvilluar kundër COVID-19.

Brad Sorenson, drejtuesi i lartë i kompanisë bioteknologjike “Providence Therapeutics” me qendër në Toronto, që ka zhvilluar vaksinën, deklaroi se vaksina e emërtuar PTX-COVID19-B në fazën e parë është aplikuar te 60 të rritur.

“Vaksinat janë projektuar për të nxitur reagimin e imunitetit në trup. Produkti i kompanisë tonë është një vaksinë mRNA dhe është e ngjashme me vaksinën Moderna që zbatohet aktualisht në Kanada”, tha Sorensoni, duke informuar se aplikimi do të përsëritet tri herë.

Ai tha se pas provave të para klinike vaksina do të kalojë në prodhim seri dhe se për këtë kanë blerë kompleks në Calgary. /A2