Sa do t’iu kushtojë amerikanëve Trumpi, tani që nuk është më president?

Sa do t’iu kushtojë amerikanëve Trumpi, tani që nuk është më president?

Bota January 21, 2021 - 18:14

Që nga mesdita e 20 janarit, Donald Trump përfiton më rrogën e plotë presidenciale, që është 400 mijë dollarë në vit. Tashmë ish-presidenti do të përfitojë një pension të përvitshëm që kap vlerën 221 400 dollarë në vit, por me gjithë benefitet e udhëtimeve dhe rrogat e stafit që qëndron ende rreth tij, shifra totale e shpenzimeve mund të arrijë deri në 1 milionë dollarë në vit.

Ka një mundësi që Trump të humbasë këtë pension, nëse Senati voton për ta shkarkuar nga detyra. Por duke qenë se ai nuk është më në detyrë, sipas Michael Gerhardt, profesor i Universitetin e Karolinës së Veriut, Senati do të duhet të votojë përsëri për heqjen e pensionit të posaçëm. Megjithatë, ka ekspertë të tjerë që thonë se edhe votimi i dytë, që i heq titullin “ish-president”, mund të mos mjaftojë.

Sipas një analize të bërë nga Fondacioni i Bashkimit të Taksapaguesve Amerikanë, që prej vitit 2000 janë paguar në total 56 milionë dollarë për benefitet e katër ish-presidentëve që janë ende në jetë./A2NEWS