Portugalia mbyll nesër shkollat dhe universitetet, shkak COVID-19

Portugalia mbyll nesër shkollat dhe universitetet, shkak COVID-19

Bota January 21, 2021 - 12:52

Qeveria portugeze do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet nga nesër, në mënyrë që të mos përkeqësohet situata me pandeminë e covid-19.

Sipas bllokimit të fundit që filloi javën e kaluar, të gjitha shërbimet që nuk janë jetike për jetën e qytetarëve janë mbyllur dhe njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, raporton Reuters.

Qeveria në Lisbonë është kritikuar për mbajtjen e shkollave të hapura, dhe prindërit e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme gjithashtu i kanë bërë thirrje qeverisë të mbyllë shkollat.

Kopshtet, shkollat dhe fakultetet do të mbyllen nga nesër, kështu që rreth dy milion nxënës dhe studentë do të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, raporton Publiko. /topchannel