Greqia miraton zgjerimin me 12 milje në Jon, projektligji bën bashkë mazhorancën dhe opozitën

Greqia miraton zgjerimin me 12 milje në Jon, projektligji bën bashkë mazhorancën dhe opozitën

Bota January 21, 2021 - 09:34

Parlamenti grek ka miratuar me shumicë votash projektligjin për zgjerim me 12 milje detare  në detin Jon.

Sipas këtij projektligji territori ujor i Greqisë do të zgjerohet me 13 mijë metra katrorë më shumë, ose rreth 10% të totalit që ka.

Projektligji bëri bashkë dy partitë më të mëdha në Greqi, Demokracia e Re dhe partinë opozitare Syriza të drejtuar nga Tsipras, të cilat miratuan me 284 vota pro projektligjin.

Pas këtij hapi çështja e zgjerimit territorial do të zgjidhet me një dakordësi paraprake me Shqipërinë për të çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë diskutimit të projektligjit dy ditë më parë në Parlament është shprehur se vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e të drejtës për zgjerimin e vendit.

"Italia e dinte që Greqia do të zgjeronte ujërat e saj territoriale dhe kjo nuk do të thotë se Greqia negocioi me ta.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, bëri një deklaratë të qartë kur u kritikua nga opozita, se është në e drejtë absolute e Greqisë, ashtu si Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj absolute, pa pyetur Greqinë", u shpreh ministri në parlamentin grek./euronews