Bideni komenton letrën që i la Trumpi

Bideni komenton letrën që i la Trumpi

Bota January 21, 2021 - 09:06

Presidenti i ri i SHBA-ve, Joe Biden ka komentuar letrën e lënë nga paraardhësi i tij Donlad Truopm, i cili nuk e priti në inaugurimin zyrtar.

Biden është treguar mjaft i rezervuar, teksa ka deklaruar se letra ka qenë private dhe nuk mund të komentohet. Për gazetarët ai është shprehur se mesazhi i Trump në letër ka qenë bujar.

“Presidenti shkroi një letër shumë bujare. Për shkak se ajo ishte private, nuk do të flas për të para se të flas me të, por ajo ishte bujare,” tha Presidenti Biden.

Sakaq, më herët u bë me dije se Trump i ka shkruar Biden një mesazh të shkurtër dhe të qartë: “Joe, ti e di që unë fitova“. 

Letra ishte lënë në Tavolinën e Rezolutave në Zyrën Ovale, ndërsa përmbajtja e saj u bë e ditur dje në mediat ndërkombëtare.

Sakaq, zv/sekretarit për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Judd Deere, mohoi që Donald Trump t’i ketë shkruar një letër Joe Biden.

Kujtojmë që Trump zgjodhi të largohej nga Shtëpia e Bardhë dhe Uashingtoni pak para se Biden të mbërrinte për të bërë inaugurimin e tij si president i 46 i SHBA-ve. Ai zgjodhi të mos respektonte asnjë nga traditat e transferimit të pushtetit por të linte këtë letër.

Joe Biden, është presidenti i dytë në historinë e vendit, pas John F. Kennedy , që u betua në Bibël, një relike të familjes së tij.

Ai më vonë arriti në Kapitol me gruan e tij, Jill  dhe Kamala Harris , i cili u shoqërua nga Oficeri i Kapitolit  Eugene Goodman, që u dallua në rezistencën e tij gjatë trazuarave pak ditë më parë.

Biden është presidenti i 46 i Amerikës./Shekulli