Të paktën 43 viktima nga fundosja e një anieje me emigrantë në Mesdhe

Të paktën 43 viktima nga fundosja e një anieje me emigrantë në Mesdhe

Bota January 20, 2021 - 21:37

Organizata Botërore për Emigracionin bën me dije se 43 persona humbën jetën ndërsa 10 të tjerë arritën të shpëtoheshin pas mbytjes së një varke që transportonte emigrantë nga Afrika perëndimore në brigjet e Libisë.

Sipas UNHCR kjo është tragjedia e parë me emigrantë që përgjak detin Mesdhe për vitin 2021.

Varka me emigrantë u largua nga qyteti i Zawya në verilindje të Libisë të martën, por disa orë më vonë ajo u përball me mot të keq dhe për këtë arsye motori i saj pësoi avari, për t’u përmbysur disa minuta më vonë.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga uji 10 persona të cilat ishin nga Bregu i Fildishë, Nigeri, Gana dhe Gambia./A2NEWS