Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Disa spitale britanike ngjajnë me

Disa spitale britanike ngjajnë me "zona të luftës", thotë këshilltari i qeverisë

Bota January 20, 2021 - 16:27

Britania e Madhe është përfshirë nga një lloj i ri i koronavirusit dhe si pasojë spitalet janë mbingarkuar me pacientë të sëmurë me COVID-19.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, Patrick Vallance, për Sky News se disa spitale i ngjajnë një "zone lufte" për shkak të fluksit të pacientëve. Të martën është regjistruar një rekord prej 1.610 vdekje, megjithëse numri i përgjithshëm i rasteve ka filluar të bjerë.

Qeveria po bën përpjekje për një vaksinim të sa shumë shumë njerëzve në mënyrë që të kthejë jetën në normalitet.

Më shumë se katër milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës që kur fushata e imunizimit nisi në fillim të dhjetorit 2020.

Por Vallance paralajmëroi se "vaksinat nuk do të përmirësojnë shpejt situatën", dhe është e nevojshme që masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të vazhdojnë.

Britania aktualisht është nën izolim, për herë të tretë që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit të kaluar. Shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore janë të mbyllura, kontaktet shoqërore dhe udhëtimet janë të kufizuara. Një rishikim i masave pritet të bëhet në mes të shkurtit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Britani të Madhe ka arritur në gati 3.5 milionë, prej të cilëve 91.470 kanë vdekur./rel