Gjermania zgjat izolimin, në Angli e Itali rriten vdekjet dhe infektimet

Gjermania zgjat izolimin, në Angli e Itali rriten vdekjet dhe infektimet

Bota January 19, 2021 - 22:52

Gjermania vendosi të zgjasë izolimin kombëtar deri më 14 shkurt, me rregulla të reja që e bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës në dyqane apo në sistemin e transportit publik.

Autoritetet kanë dhënë alarmin se stoku i vaksinave në vend është i pamjaftueshëm. Zyrtarët në një qendër vaksinimi pranë Frankfurtit deklaruan se ishin të pajisur për të vaksinuar deri në 1.500 persona në ditë, por dozat dolën vetëm për 288.

Mbretëria e Bashkuar ndërkohë regjistroi 1.610 vdekje nga COVID në një ditë të vetme, që është dhe kuota më e lartë në nivel ditor që nga rënia e pandemisë.

Në Itali u raportuan 603 vdekje ditën e martë, një shifër më e lartë nga ajo prej 377 vdekjesh e regjistruar një ditë më parë. Ndërkohë, infeksionet në nivel ditor u rritën me 10 mijë e 497 raste, nga 8.824 që ishin ditën paraardhëse.

Në Azi, Kina po ngre një qendër masive karantinimi në rrethinat e qytetit Shijiazhuang, për të frenuar valën në rritje të infektimeve. Kompleksi, me mbi 1.700 dhoma, do të jetë aq i madh sa për të strehuar fshatra të tërë nëse vala e virusit bëhet më agresive.

Kalifornia është bërë ndërkohë shteti i parë amerikan me mbi 3 milionë raste infektimi, teksa përballet me një rritje të paprecedent të rasteve, që ka mbingarkuar spitalet.

Vdekjet nga coronavirusi po rriten në thuajse dy të tretat e shteteve amerikane, teksa vala e dimrit po e çon atë drejt 400 mijë viktimave, mes paralajmërimeve se një variant i ri virusi, tejet ngjitës, po përhapet./Euronews.al