Turqia dënon deklaratat ofenduese të kryepeshkopit grek ndaj fesë islame

Turqia dënon deklaratat ofenduese të kryepeshkopit grek ndaj fesë islame

Bota January 18, 2021 - 14:20

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryepeshkopit të Athinës me përmbajtje ofenduese ndaj islamit.

Kjo ministri i ka dënuar deklaratat “e pahijshme” të kryepeshkopit gjatë një interviste në një televizion.

“Ne dënojmë me forcë deklaratat e pahijshme të kryepeshkopit të Athinës dhe Greqisë, Ieronymos, në një intervistë në një kanal televiziv. Feja jonë hyjnore Islami është një fe e paqes, e bazuar në një kuptim të tolerancës dhe dhembshurisë, që siguron bashkëjetesën e feve dhe civilizimeve të ndryshme”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Turqisë.

Ministria theksoi se në kohën kur bota po përballet me pandeminë, “është për të ardhur keq shpifja ndaj fesë islame”. Në këtë reagim theksohet se deklarata të tilla rrisin racizmin.

“Është shembull i keq i udhëheqësve fetarë, të cilët duhet t'i shërbejnë paqes, të helmojnë shoqëritë me deklarata të tilla të pabazuara. Këto shprehje provokuese të kryepeshkopit Ieronymos, të cilat e nxisin shoqërinë në armiqësi dhe dhunë kundër Islamit, tregojnë gjithashtu nivelin e frikshëm që ka arritur islamofobia. Ide të tilla malinje janë gjithashtu përgjegjëse për rritjen e racizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropë”, theksohet në reagimin e MPJ-së turke.

Kryepeshkopi i Greqisë, Ieronymos II, në një program në “Open Tv” lidhur me luftën çlirimtare të Greqisë ka deklaruar se “islami nuk është një fe” dhe se “myslimanët janë njerëz pro luftës”.

Duke kaluar para kamerave me një armë dhe disa amanete të shenjta në duar, të cilat tha se janë që nga lufta çlirimtare, Ieronymos II tha se “islami, njerëzit e tij nuk janë fe, janë një parti politike, një dëshirë politike dhe njerëz të luftës, njerëz të ekspansionizmit. Kjo është cilësia e islamit. Edhe mësimet e Muhammedit këtë e thonë”. /Zëri

 

Njoftim për media nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë lidhur me Deklaratën e Kryepeshkopit të Athinës dhe Gjithë...

Posted by T.C. Priëtine Büyükelçiliëi/Ambasada Turke në Prishtinë on Monday, January 18, 2021