Shkon në 73 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi

Shkon në 73 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Indonezi

Bota January 17, 2021 - 20:57

Të paktën 73 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë 6,2 rihter, i cili goditi Indonezinë të premten, ndërsa ekspertët i frikësohen një tjetër tërmeti edhe më të fuqishëm, i cili mund të shoqërohet me tsunam.

Më shumë se 820 persona janë konfirmuar të plagosur dhe mbi 27800 u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi lëkundjes së fortë, tha një zëdhënës i agjencisë kombëtare të katastrofave në Indonezi.

Zëdhënësi bëri të ditur se policia është vendosur në zonë, pasi ekziston mundësia e plaçkitjeve të banesave.

Tërmeti shkaktoi edhe një varg katastrofash të tjera si, rrëshqitje toke dhe disa ura të dëmtuara. Lëkundjen shkatërruan gjithashtu edhe 60 shtëpi, dy hotele dhe zyrën e guvernatorit të provincës.

Ndërkohë, Dwikorita Karnawati, kreu i agjencisë indoneziane të meteorologjisë, klimës dhe gjeofizikës (BMKG), u shpreh se ekziston frika për një tjetër tërmet në rajon që mund të shkaktojë tsunam./A2