Shkencëtarët në Wuhan pranojnë të jenë kafshuar nga lakuriqi i infektuar me koronavirus

Shkencëtarët në Wuhan pranojnë të jenë kafshuar nga lakuriqi i infektuar me koronavirus

Bota January 17, 2021 - 15:41

Shkencëtarët në laboratorin në Wuhan pranuan të jenë kafshuar nga lakuriqët e natës teksa ishin duke mbledhur mostra në një shpellë e cila është çerdhe e lakuriqëve të infektuar me koronavirus.

Një studiues tha që dhëmbët e kafshës kaluan nëpërmjet dorezave të tij prej gome ‘si një gjilpërë’.

Një video që u shfaq në vitin 2017 nga një televizion kinez, para se pandemia e koronavirusit të godiste Wuhanin dhe më vonë botën, tregon shkencëtarët e Wuhanit nga “Institute of Virology” (WIV) që punojnë në ‘viruse të gjalla’ pa doreza dhe maska, në kundërshtim direkt të rregullave të sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për PPE (pajisjet për mbrojtje personale), shkruan “Mail on Sunday”, transmeton Zeri.info.

Në pamjet e publikuara shihet një shkencëtar duke mbajtur një lakuriq me duar pa doreza.

Kjo është një provë për ekipin e OBSH-së se shkencëtarët janë infektuar me COVID-19.

Një ekip i OBSH-së ka mbërritur në Wuahn për të nisur hetimet mbi prejardhjen e koronavirusit, pas muajsh sorollatjeje në Pekin, i cili pengonte hyrjen e tyre në Wuhan.

Image

Ndërkohë, Kina ka thënë për muaj të tërë se megjithëse Wuhani është vendi ku u zbulua grumbulli i parë i rasteve, nuk është domosdoshmërisht vendi ku shpërtheu virusi.

Koronavirusi i ri, i cili më vonë u emërtua si COVID-19, u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019. /Zëri