Reagime ndaj kryepeshkopit grek i cili ofendoi islamin dhe myslimanët

Reagime ndaj kryepeshkopit grek i cili ofendoi islamin dhe myslimanët

Bota January 17, 2021 - 12:02

Deklaratat e kryepeshkopit të Greqisë, Ieronymos II, me përmbajtje ofenduese kundër fesë islame dhe myslimanëve, kanë shkaktuar reagime në Greqi.

Në një deklaratë nga llogaria në median sociale e Bordit Këshillimor të Pakicave Turke në Trakian Perëndimore (BTTADK) dënohen deklaratat e kryepeshkopit grek të cilat vendosin në objektiv fenë islame. “Në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë, shpresojmë që në vend të retorikave kundër islamit të përdoret një gjuhë më paqësore dhe bashkuese”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë edhe në një deklaratë nga Shoqata e Anëtarëve dhe të Diplomuarve të Medreseve në Trakian Perëndimore (BëHLëMDER) thuhet se Ieronymos II për shkak të “ambicies dhe xhelozisë” ka përdorur fjalë që nuk i përshtaten pozitës së tij dhe se duhet të kërkojë falje.

“Ne dënojmë këtë qëndrim armiqësor dhe ia referojmë ekspertëve se çfarë gjendje shpirtërore ka personi i këtyre fjalëve të cilat nuk mund të thuhen as nga një njeri i zakonshëm. Me këtë rast këtë person e ftojmë që të kërkojë falje nga gjithë njerëzia dhe kryesisht nga anëtarët e islamit”, thuhet në deklaratë.

Një deklaratë ka bërë edhe Shoqata e të Diplomuarve Studentore të Pakicave të Trakias Perëndimore (BTAYTD) ku theksohet se mendimet e Ieronymos II lidhur me fenë islame janë larg të vërtetës teologjike dhe historike.

“Duam të theksojmë se ka krijuar trishtim dhe habi tek ne një mendim i tillë i cili shprehet nga një person me pozitë kritike dhe të rëndësishme dhe kryesisht nga një klerik fetar”, thuhet në deklaratë, raporton AA.

Edhe zëvendës kryetari i rajonit të Maqedonisë Lindore dhe rajonit të Trakias, Ahmet Ibram duke reaguar ndaj deklaratave të Ieronymos II, vuri në dukje se retorika “parti politike” lidhur me fenë islame nuk është e pranueshme.

“Kryepeshkopi i Greqisë, Ieronymos II lidhur me islamin ka paraqitur një mënyrë sjelljeje që nuk i përshtatet një kleriku fetar”, tha Ibram, i cili shtoi se, “Një nga besimet themelore të islamit është perceptimi i një jetese të bazuar në paqe dhe qetësi ndërfetare. Nuk është kurrë e pranueshme të ushqesh urrejtje dhe armiqësi kundër anëtarëve të një feje tjetër”.

Po ashtu edhe kryebashkiaku i Iasmos në Rhodope, Onder Mumin i ka cilësuar “fatkeqe” deklaratat e kryepeshkopit Ieronymos II kundër fesë islame.

Kryepeshkopi i Greqisë, Ieronymos II, në një program në “OPEN TV” lidhur me luftën çlirimtare të Greqisë, ka deklaruar se “islami nuk është një fe” dhe se “myslimanët janë njerëz pro luftës”.

Duke kaluar para kamerave me një armë dhe disa amanete të shenjta në duar të cilat tha se janë që nga lufta çlirimtare, Ieronymos II tha se “islami, njerëzit e tij nuk janë fe, janë një parti politike, një dëshirë politike dhe njerëz të luftës, njerëz të ekspansionizmit. Kjo është cilësia e islamit. Edhe mësimet e Muhammedit këtë e thonë”. /AA