Vdes anëtari i familjes së pasur izraelite Rothschild

Vdes anëtari i familjes së pasur izraelite Rothschild

Bota January 16, 2021 - 14:02

Bankeri dhe kryetari i kompanisë “Edmond de Rothschild”, Baron Benjamin de Rothschild, ka vdekur në moshën 57 vjeçare, tha familja e tij për mediat franceze.

“Ariane de Rothschild dhe bijat e saj janë thellësisht të pikëlluara për të njoftuar vdekjen e burrit dhe babait, Benjamin de Rothschild, pas një sulmi në zemër në shtëpinë e familjes në Pregny (Zvicër) në pasditen e 15 janarit 2021”, tha familja në një njoftim për shtyp të shtunën, njofton Klan Kosova.

Familja Rothschild është një familje hebreje, ndër më të pasurat në botë, me origjinë nga Frankfurti që u bë e njohur me Mayer Amschel Rothschild, një përfaqësues gjykate në Landgraves në Frankfurt, i cili krijoi biznesin e tij bankar në vitet 1760.