Itali, zbresin shifrat, kryeministri: Kemi arritur 1 milion vaksinime, të parët në BE

Itali, zbresin shifrat, kryeministri: Kemi arritur 1 milion vaksinime, të parët në BE

Bota January 15, 2021 - 20:31

Bilanci i pandemisë në Itali tregon për shifra  ende të larta por në ulje nga dita e djeshme.

Të infektuarit e rinj janë 16146, nga 17246 të ditës së kaluar, ndërkohë që viktimat janë 477, 45 më pak në ditën e djeshme.   

Lombardia me 2205 raste mbetet rajoni më i goditur, dhe me vendimet e reja të qeverisë, së bashku me provincën autonome të Bolzanos dhe Sicilinë, do të jenë zona të kuqe, me aktivitetet tregtare praktikisht të mbyllura kudo dhe me kufizime të mëdha në lëvizje.

Ndërkohë, një lajm i mirë vjen nga fushata e vaksinimeve. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka deklaruar se tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19 rreth 1 milionë italianë, në pak më shumë se 2 javë. Një prag i rëndësishëm, që sipas kryeministrit e vendos Italinë në krye të vendeve të BE-së për sa i përket vaksinimit, e dyta pas Danimarkës në qoftë se merret parasysh popullsia.

Sipas autoriteteve,  brenda fundit të muajit ose maksimalisht në fillim të shkurtit do të fillojmë fushatën e vaksinimit masiv, të personave sipër 80 vjeç./A2news