Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Rimëkëmbja e ekonomisë, Bideni prezanton paketën 1.9 trilionë dollarëshe

Rimëkëmbja e ekonomisë, Bideni prezanton paketën 1.9 trilionë dollarëshe

Bota January 15, 2021 - 16:34

Presidenti i zgjedhur Joe Biden prezantoi planin për rimëkëmbjen e ekonomisë së gjunjëzuar nga pandemia, pak ditë para marrjes zyrtarisht të detyrës. Paketa 1.9 trilion dollarëshe parashikon pagesa direkte prej 1400 dollarësh për të gjithë amerikanët. 

Presidenti i zgjedhur Joe Biden prezantoi një plan prej 1.9 trilion dollarësh, për rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur rëndë nga koronavirusi. Nëse do të miratohet në kongres, paketa përfshin1 trilion dollarë ndihmë ekonomike për qytetarët, me pagesa direkte prej 1400dollarësh për të gjithë amerikanët. Mbi baze të legjislacionit të fundit të miratuar në kongres, qytetarët sigurojnë 600 dollarë ndihma ekonomike në muaj.  Propozimi përfshin gjithashtu 415 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë dhe 440 miliardë për bizneset e vogla.

“Rreth18 miliona amerikanë vazhdojnë të mbështeten tek asistenca e papunësisë. Mbi 400mijë biznese të vogla kanë mbyllur përfundimisht dyert. jemi në mesin e një krize të madhe ekonomike e shëndetësore. Një tjetër krizë e vuajtjes njerëzore është në horizont. Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të veprojmë tani”.

Demokrati, i cili ka premtuar të mundë pandeminë që u ka marrë jetën më shumë se 385 mijë njerëzve në SHBA, do të injektojë 20 miliardë euro për vaksinimin e amerikanëve, përfshirë ngritjen e qendrave të vaksinimit në masë, dhe dërgimin e njësive të lëvizshme në zona të largëta. Ndërsa e cilëson një dështim strategjinë e vaksinimit të paraardhësit të tij, Biden premton të imunizojë 100 milion njerëz në 100 ditët e para në pushtet.

Pjesë e paketës së propozuar prej tij janë edhe 50 miliardë dollarë që do të përdoren për zgjerimin e testimeve dhe 130 miliardë dollarë për të ndihmuar në rihapjen e shkollave në pranverë. Sipas planit, 100 mijë punonjës të shëndetësisë publike do të angazhohen për gjurmim të kontakteve.me gati 11milion të papunë rreth vendit, benefitet suplementare do të rriten në 400 dollarë në javë, nga 300 që janë tani. /A2