Infektuar: 57028
Shëruar: 50184
Vdekur: 1433
Libani futet në izolim 11-ditor, ora policore 24 orë, mbyllen edhe dyqanet ushqimore

Libani futet në izolim 11-ditor, ora policore 24 orë, mbyllen edhe dyqanet ushqimore

Bota January 14, 2021 - 13:30

Të enjten në Liban filloi periudha e izolimit 11-ditor. Gjatë kësaj periudhe, ora policore në shtetin e vogël të Lindjes së Mesme do të zgjasë 24 orë.

Për të dalë nga shtëpitë apo banesat, qytetarët e Libanit tani duhet të kërkojnë leje të veçantë. Libani këtë periudhë i ka mbyllur edhe dyqanet ushqimore.

Policia ka filluar t’i ndalë dhe t’i kontrollojë veturat në rrugë, duke ua kërkuar vozitësve lejen për të dalë në orë policore. Këto masa janë më të ashprat që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet u përballën me trysni për ashpërsim të masave pasi spitalet e Libanit mbetën pa shtretër të lirë dhe shifra ditore e rasteve arriti në nivel rekord prej 5.440 personave javën e kaluar.

Ndryshe, Libani është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, sepse po përballet njëkohësisht me pandeminë, krizën ekonomike dhe bankare si dhe me pasojat e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, i cili ndodhi në gusht të vitit të kaluar.