Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Austria mbyll 45 pika kufitare me Sllovakinë dhe Çekinë

Austria mbyll 45 pika kufitare me Sllovakinë dhe Çekinë

Bota January 14, 2021 - 11:10

Shtete të ndryshme në botë po marrin masa të reja shtrënguese në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Austria së fundmi ka vendosur të mbyllë 45 pika kufitare me Sllovakinë dhe Republikën Çeke.

Ka qenë një urdhër i ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer, për një masë të tillë për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

Ndërkaq, sipas ministrit të Shëndetësisë Rudolf Anschober, statistikat e fundit të infeksioneve nga këto shtete janë alarmante.

Republika Çeke ka një numër masiv të infeksioneve të reja me virusin korona, ndërkohë që në Sllovaki ka dyshime për raste të shumta të mutacionit të virusit të ri. Tashmë kush do të hyjë në Austri nga këto shtete, duhet që me detyrim të futet në karantinë./diasporashqiptare