Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Të zgjedhurit e Bidenit: Kush është kush?

Të zgjedhurit e Bidenit: Kush është kush?

Bota January 14, 2021 - 10:56

Inaugurimi i Joe Bidenit si president i Shtetetve të Bashkuara po afrohet, pas disa javësh të trazuara në Uashington, dhe vëmendja kthehet te njerëzit që ai ka caktuar për poste të larta në administratë.

Shumë prej të zgjedhurve kanë karriera të gjata në shërbimin civil të SHBA-së. Njohuritë e tyre për punën do t’i ndihmojnë, pas asaj që po cilësohet si tranzicion mjaft i vështirë.

“Nuk kemi kohë për të humbur kur bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare dhe politikën e jashtme”, ka thënë Biden më 24 nëntor.

“Kam nevojë për një ekip të gatshëm në ditën e parë, për të më ndihmuar që ta rikthej vendin e Amerikës në krye të tryezës, ta mbledh botën për t’u përballur me sfidat më të mëdha që kemi përpara dhe të avancoj sigurinë, prosperitetin dhe vlerat tona”, ka thënë Biden.

Të zgjedhurit e Bidenit për kabinetin, që duhet të miratohen nga Senati amerikan, reflektojnë edhe një premtim të mëparshëm të tij për përfaqësimin e pakicave në Qeveri.

“Këta individë janë me përvojë dhe të testuar nga krizat, aq sa janë edhe inovativë dhe kreativë”, ka thënë Biden.

“Arritjet e tyre në diplomaci janë të pakonkurrueshme, por ata gjithashtu pasqyrojnë idenë se ne nuk mund t’i përmbushim sfidat e thella të këtij momenti të ri me të menduarit e vjetër dhe me zakone të pandryshuara - ose pa shumëllojshmëri të prejardhjes dhe perspektivës. Kjo është arsyeja pse unë i kam zgjedhur ata”, ka thënë presidenti i zgjedhur.

Antony Blinken, sekretar i Shtetit

Pasi ka shërbyer si zëvendëssekretar i Shtetit në administratën e ish-presidentit Barack Obama, Antony Blinken, 58 vjeç, e di se çfarë detyrash ka pozita e diplomatit të lartë amerikan.

Ai është njeri i besueshëm i presidentit të zgjedhur, pasi ka punuar me të në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë (2002-08) dhe më vonë ka shërbyer si këshilltar për siguri kombëtare i Bidenit, kur ky i fundit ka qenë zëvendës i Obamës.

Sikurse Biden, Blinken shpesh ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të SHBA-së. Supozohet se ai do të punojë shumë për t’i mbyllur çarjet e shumta me aleatët, që janë hapur nën administrimin e Trumpit.

Pasi ka kaluar një pjesë të konsiderueshme të rinisë së tij në Paris, ai është folës i rrjedhshëm i frëngjishtes, me një pikëpamje internacionaliste që mund të bie ndesh me qasjen e administratës së mëparshme “Amerika e para”.

Si një ithtar i fortë i aleancës së NATO-s, ai e di mirë realitetin gjeopolitik post-sovjetik dhe supozohet se do të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj agresionit të Kremlinit.

Mendohet se ai ka luajtur rol të madh në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, pas aneksimit me forcë që i ka bërë Krimesë. Në atë kohë, Blinken ka udhëhequr edhe thirrjet e pasuksesshme që Ukraina të furnizohet me armë vdekjeprurëse.

Duke qenë se puna e tij do të përfshijë shumë udhëtime, Blinken mund të ketë shumë sfida edhe në rrafshin personal. Si baba i dy fëmijëve të vegjël, ai do të jetë sekretari i parë i Shtetit në shumë vite që do të rrisë fëmijë derisa është në detyrë.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU