Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Dy anëtarë të ekipit të OBSH-së nuk u lejuan të shkojnë në Wuhan që të hetojnë origjinën e koronavirusit

Dy anëtarë të ekipit të OBSH-së nuk u lejuan të shkojnë në Wuhan që të hetojnë origjinën e koronavirusit

Bota January 14, 2021 - 10:45

Dy anëtarë të ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që po heton origjinën e pandemisë së koronavirusit janë ndaluar të fluturojnë në Kinë, pasi kishin antitrupa të koronavirusit.

Një ekip ndërkomëbtar prej 13 shkencëtarësh do të zbarkonte në qytetin e Wuhanit, ku u regjistruan rastet e para të koronavirusit, në fund të vitit 2019. Por dy anëtarë të këtij ekipi mbeten në Singapor, tha OBSH, pasi ata “rezultuan pozitivë për antitrupat IgM”.

Antitrupat IgM janë ndër shenjat më të hershme të mundshme të një infeksioni koronavirus, por mund të shfaqen edhe tek dikush që është vaksinuar ose infektuar më parë por nuk është më bartës i virusit.

Që nga nëntori i vitit 2020, personat që fluturojnë për në Kinë, duhet të tregojnë rezultate negative për antitrupa IgM dhe një provë PCR, para se të lejohen të hyjnë në vend.

Shkencëtarët në fjalë po ritestohen, edhe pse më parë ishin testuar dhe kishin rezultuar negativë për koronavirusin, tha organizata, duke shtuar se shkencëtarët që kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në Kinë, “do të fillojnë punën e tyre menjëherë gjatë protokollit të karantinës 2 javore për udhëtarët ndërkombëtarë “./A2news