Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Pelosi e quan Trumpin “rrezik të qartë dhe të pranishëm” për vendin

Pelosi e quan Trumpin “rrezik të qartë dhe të pranishëm” për vendin

Bota January 13, 2021 - 19:07

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, nisi debatin për nenin e ‘impeachment’-it kundër presidentit Donald Trump duke thënë se ai është “një rrezik i qartë dhe i pranishëm” për vendin.

“E dimë se Presidenti i SHBA-së nxiti këtë kryengritje, këtë rebelim të armatosur kundër vendit tonë të përbashkët. Ai duhet të shkojë, ai është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për kombin që të gjithë e duam”, tha Pelosi.

Ajo shtoi se presidenti Trump “vazhdimisht” ka gënjyer për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit dhe ka vënë dyshime mbi demokracinë.

“Pastaj erdhi dita e zjarrit të cilën të gjithë e përjetuam. Presidenti duhet të akuzohet”, tha ajo.

“Besoj se Presidenti duhet të dënohet nga Senati, një ilaç kushtetues që do të sigurojë që republika do të jetë e sigurt nga ky njeri i cili është kaq i vendosur për të shkatërruar gjërat që i duam dhe që na mbajnë së bashku”, potencoi Pelosi.

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka nisur debatin rreth procedurave për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, për herë të dytë gjatë presidencës së tij. /Zëri