Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Britania thyen rekordin, shënon mbi 1 mijë e 500 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Britania thyen rekordin, shënon mbi 1 mijë e 500 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Bota January 13, 2021 - 19:01

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar ditën e sotme 1564 viktima nga koronavirusi, duke shënuar shifrën më të lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e mëparshme më e lartë e viktimave ishte 1,325, e cila u raportua në 8 janar, ndërsa bëhet me dije se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britaninë e Madhe brenda 28 ditëve ka arritur 84,767.

Ndërkaq bëhet me dije se 47.525 raste të tjera me koronavirus i janë shtuar të dhënave të qeverisë për koronavirusin, duke e çuar në 3 211 576 numrin e të infektuarve në vend që nga fillimi i pandemisë./Opinion.al