Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Republikanët duan të votojnë për shkarkimin e Trumpit, por “frikësohen për jetën e tyre”

Republikanët duan të votojnë për shkarkimin e Trumpit, por “frikësohen për jetën e tyre”

Bota January 13, 2021 - 18:59

Liderët republikanë presin rreth 10-20 Republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve të votojnë për “impeachment” ndaj Trumpit, por burimet i kanë thënë CNN-it se ka edhe shumë të tjerë që “dëshirojnë të votojnë për ‘impeachment’ por ata frikësohen për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre”, ka raportuar CNN.

Reporterja e CNN-it, Jamie Gangal, ka thënë se disa anëtarë Republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë thënë asaj se duan të votojnë për ‘impeachment’, “por ende i frikësohen Donald Trumpit”, transmeton Zeri.info.

“Më kanë thënë se Shtëpia e Bardhë po vazhdon t’u bëjë presion këtyre anëtarëve, se Trumpi nuk ka ndaluar dhe se anëtarët, citoj, ‘frikësohen për jetët e tyre dhe të familjeve të tyre’”, tha më tej ajo. “Pas asaj që pamë më 6 janar, një javë më pas, kjo thotë shumë se Shtëpia e Bardhë ende po u bën presion njerëzve”.

Gangal tha se lideri republikan i Senatit, Mitch McConnell, po dëshiron të distancohet nga Donald Trumçi.

“Ai qëllimisht po mbahet i heshtur. Ai po lëshon në opinion informata se po e favorizon ‘impeachment’-in. Por të shohim se çfarë do të bëjë ai në fund të ditës. Por fakti se ka lëshuar informacione për gazetarët se dëshiron të shkojë kësaj rruge tregon për një ndarje me Donald Trumpin, një ndarje në partinë Republikane”, tha ajo.

“Më kanë thënë se për dallim nga Kevin Mccarthy, i cili mendon se Trumpi thjesht mund të zhduket në harresë, se Mitch Mcconnell mendon se partia Republikane ka nevojë për një shkëputje të pastër për shkuar tutje”. /Zëri