
Ekzekutohet 52-vjeçarja në SHBA, e para pas 70 vitesh
Të mërkurën në mëngjes, Administrata Trump ekzekutoi Lisa M. Montgomery, vdekja e së cilës shënoi ekzekutimin e parë federal të një gruaje në gati 70 vjet.
Montgomery, 52-vjeçare u dënua me vdekje për vrasjen e një gruaje shtatëzënë në vitin 2004 dhe rrëmbimin e fëmijës së posalindur, të cilin ajo pretendoi se ishte i saji, shkruan New York Times, transmeton Zeri.info
Pavarësisht një seri urdhrash gjyqësorë që bllokuan për pak kohë ekzekutimin e saj, ajo u shpall e vdekur të nërkurën në 01:31 në mëngjes, në kompleksin federal të burgjeve në Terre Haute, tha në një deklarataë zyra e burgjeve.
Vdekja e saj, më injeksion vdekjeprurës, është ekzekutimi i 11-të që kur administrata Trump rifilloi përdorimin e dënimit federal në korrik, pas një ndërprerjeje 17-vjeçare.
Me ekzekutimin e Montgomery, tani nuk ka asnjë grua në dënimin me vdekje federale.
Gratë e fundit që u ekzekutuan nga qeveria federale ishin Bonnie Brown Heady për rrëmbim dhe vrasje dhe Ethel Rosenberg për spiunazh, të dyja në 1953. /Zëri