Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Miliarderja i jep fund jetës së bashku me vajzën 5-muajshe

Miliarderja i jep fund jetës së bashku me vajzën 5-muajshe

Bota January 13, 2021 - 08:12

Së fundmi një biznesmene mjaft e njohur në Hong Kong e quajtur Luo Lili i ka dhënë fund jetës së bashku me vajzën e saj 5-muajshe. Dyshohej se ajo vuante nga depresioni pas lindjes dhe kjo mund ta ketë çuar drejt vdekjes.

Image

Luo Lili është gjetur e pajetë më vajzën e saj përpara një blloku apartamentesh. Ajo vinte nga një familje mjaft e pasur dhe ishte themeluesja e kompanisë TriBeluga. Miliarderja kishte studiuar në SHBA e më pas kishte jetuar në Zvicër dhe Australi.

Image

Ajo ishte një nënë beqare dhe shpesh herë ndante në rrjetet sociale foto me të bijën. Luo njihej edhe me personazhe publike siç ishin Rita Ora dhe Hillary Clinton. /tvklan.al

Image