Mbi 60 mijë viktima nga Covid-19 në Britaninë e Madhe

Mbi 60 mijë viktima nga Covid-19 në Britaninë e Madhe

Bota December 03, 2020 - 18:00

Mbretëria e Bashkuar tejkaloi sot 60 mijë vdekje nga koronavirusi. Të dhënat zyrtare ditore raportuan sot 414 vdekje të reja, duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 60,113.

Numri i vdekjeve gjatë shtatë ditëve të fundit ishte 3,085, 5% më pak krahasuar me shtatë ditët e mëparshme.

Mbretëria e Bashkuar raportoi 14,879 raste të reja të COVID-19 të enjten, duke e çuar totalin gjatë shtatë ditëve të fundit në 100,857, nën 17% krahasuar me periudhën e mëparshme shtatë-ditore.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ishte 1,674,134. /A2