Azerbajxhan: Në përleshjet rreth Nagorno-Karabahut janë vrarë 2.783 ushtarë

Azerbajxhan: Në përleshjet rreth Nagorno-Karabahut janë vrarë 2.783 ushtarë

Bota December 03, 2020 - 14:50

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se 2.783 ushtarë u vranë në përleshjet me armenët rreth territorit të Nagorno-Karabahut.

Kjo Ministri poashtu shtoi se më shumë se 100 ushtarë evidentohen si të zhdukur.

Azerbajxhani dhe Armenia arritën marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia, më 9 nëntor, pasuar nga protesta në shkallë të gjerë në Erevan në Armeni. /21tv