
Masat kufizuese në Greqi, qeveria vendos të zgjasë periudhën e izolimit
Për shkak të nivelit të lartë të të infektuarve me COVID-19 dhe situatës së rënduar në spitale autoritetet greke kanë vendosur që pavarësisht festave të fundvitit të zgjasin periudhën e izolimit.
Ditën e djeshme kryeministri Mitsotakis u shpreh se baret dhe klubet do të rihapen vetëm kur do të jenë në dispozicion vaksinat për COVID-19, ndërsa restorantet dhe dyqanet me pakicë do të hapen gradualisht dhe me shumë kufizime.
Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve njoftoi se nga e hëna, 7 dhjetor, do të lejohet funksionimi i bizneseve me pakicë ku shiten kryesisht produkte për Krishtlindje.
Autoritetet paralajmërojnë se situata është dramatike për shkak të numrit të lartë të pacientëve të intubuar.
Një ditë më parë u raportua për 613 persona në intubim, ndërsa 89 persona në 24 orë humbën betejën me coronavirus-in. /Euronewsal