Viti 2020 shënohet si një ndër tre vjetët më të nxehtë në histori

Viti 2020 shënohet si një ndër tre vjetët më të nxehtë në histori

Bota December 03, 2020 - 09:13

Toka vazhdoi t’i rezistojë edhe për një periudhë të rëndësishme ngrohjes globale në vitin 2020, sipas sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Një vlerësim i përkohshëm thotë se ky vit do të jetë një nga tre më të nxehtit, menjëherë pas vitit 2016 dhe 2019, njofton Klan Kosova.

Gjashtë vitet më të ngrohta në historinë e rekordeve botërore që kanë filluar të llogariten nga viti 1850 kanë ndodhur që të gjitha pas vitit 2015.

Ngrohtësia më e dukshme ishte në Arktikun Siberian, ku temperaturat ishin 5 gradë mbi mesataren, shkruan BBC.

Me të dhëna që janë të disponueshme nga janari deri në tetor të këtij viti, WMO thotë se 2020 është vendosur të jetë rreth 1.2 gradë Celcius mbi vijën fillestare.

Të dhënat tregojnë se 2020 është viti i dytë më i nxehtë, pas 2016 dhe para 2015.

Sidoqoftë, sipas pritshmërive të shkencëtarëve të dhënat e temperaturave për nëntor dhe dhjetor ka të ngjarë që të jenë mjaftueshëm të ftohta sa që 2020 mund të kalojë në vend të tretë.