Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Del në gjyq maniaku gjerman që vrau 5 njerëz me makinë në Trier

Del në gjyq maniaku gjerman që vrau 5 njerëz me makinë në Trier

Bota December 02, 2020 - 18:47

Një burrë i pirë dhe i papunë dyshohet se është autori i sulmit makabër dje në Gjermani, ku gjetën vdekjen një bebe vajzë, babai i saj, një mësues dhe dy njerëz të tjerë.

Mediat vendase identifikuan sot Bernd W, 51 vjeç, si njeriun që pasi kishte konsumuar alkool në një dyqan ushqimi të shpejtë kishte marrë automjetin ‘fuoristradë’ për të vrarë blerësit e Krishtlindjeve në Trier. Ai mori sot masen e paraburgimit nga gjykata lokale.

Tashmë mësohet se Bernd W, elektriçist i mbetur pa punë, nuk kishte pasur kurrë më parë probleme me ligjin. Prej ligjeve gjermane të privatësisë, identiteti i tij i plotë nuk mund të bëhet i ditur.

Një foto e tij me fytyrë të errësuar u publikua nga rrjeti gjerman RTL, e marrë nga një llogari në Facebook me emrin e tij.

Bernd W, nga Trier, ishte i pirë kur kreu aktin dhe u kap më pas nga policia që e nxorri jashtë mjetit të tij. Ai raportohet si “pa stabilitet” emocional dhe se ka një të dashur “shumë më të vjetër në moshë”.

Rrjeti Focus raportonte se Bernd W nuk po arrinte të gjente punë dhe jetonte me paratë e shitjes së shtëpisë së prindërve që i vdiqën.

Bernd W shihej në pamjet e sulmit të djeshëm kur u ndalua nga policia jashtë makinës së tij. Oficerët e policisë arritën ta ndalonin atë duke përplasur makinën e tij.

Prokurori Peter Fritzen tha se Bernd W po kryen aktualisht një vlerësim psikiatrik dhe se për sulmin e tij nuk duket se ka motive politike.

Image

Image

Image

Image

Image

Image