Greqi, rritet numri i viktimave dhe infektimeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Greqi, rritet numri i viktimave dhe infektimeve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Bota December 01, 2020 - 18:43

Është rritur ndjeshëm numrit i të infektuarve dhe viktimave nga Covid 19 në shtetin grek, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas medieve greke në 24 orët e fundit 111 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,199 raste të reja janë regjistruar me Covid 19.

Situatë e rënduar është dhe  në spitale ku 596 pacientë ndodhen në intubim. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 107470 ndërsa ai i vdekjeve në 2517

Autoritetet shëndetësore greke raportojnë se 4.6% e infektimeve kanë të bëjnë me udhëtimet nga jashtë dhe 26.7%  kanë ardhur nga raste të njohura. /Oranews