Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Fauci tregon se çfarë efektesh anësore do të kenë personat që marrin vaksinën kundër koronavirusit

Fauci tregon se çfarë efektesh anësore do të kenë personat që marrin vaksinën kundër koronavirusit

Bota December 01, 2020 - 08:46

Personat që marrin vaksinën kundër koronavirusit duhet të presin efekte anësore “të ulta”, tha të hënën Dr. Anthony Fauci.

“Kur merrni një injeksion të vaksinës, ju nxisni një përgjigje”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Fauci.

“Disa nuk ndjejnë asgjë, të tjerë ndiejnë një dhimbje në krah. Disa mund të ndiejnë një dhimbje në krah dhe një lloj ndjesie sikur kanë ftohtë, pothuajse sikur të keni grip, dhe një pakicë njerëzish kanë ethe. Ju në të vërtetë do të keni ethe për një ditë. ”

Sipas Faucit pothuajse të gjitha efektet zhduken brenda 24, ose më së shumti 48 orësh.

Sipas tij, është e rëndësishme të jesh i sinqertë me njerëzit për efektet anësore që ata mund të përjetojnë, tha Fauci.

“Ajo që trupi po ju thotë nga ajo përgjigje është se po i përgjigjet mirë injeksionit”, tha ai. /A2