Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Bideni e ka thyer këmbën

Bideni e ka thyer këmbën

Bota November 30, 2020 - 08:57

Presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara, Joe Biden, pësoi fraktura të vogla në këmbë, pasi rrëshqiti ndërsa luante me një prej qenve të tij, dhe mbase do t’i duhet të mbathë një këpucë mbrojtëse për disa javë, raportoi mjeku i tij personal të dielën.

Incidenti ndodhi të shtunën, tha zyra e Bidenit në një deklaratë duke shtuar se presidenti i zgjedhur 78-vjeçar i SHBA-së nga radhët e Partisë Demokratike, bëri një incizim rentgen të dielën.

Mjekët fillimisht menduan se ish-nënpresidenti i SHBA-së, vetëm e kishte shtrembëruar kyçin e këmbës.

"Incizimi konfirmoi fraktura të vogla", tha mjeku personal i Bidenit, Kevin O'Connor në një deklaratë të veçantë të lëshuar nga zyra e Bidenit.

Pasi fitoi ndaj presidentit, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Biden do të jetë personi më i vjetër që ka marrë ndonjëherë detyrën e presidentit amerikan. Inagurimi i tij pritet të bëhet më 20 janar.

Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe po konteston rezultatet në gjykatë, i uroi Bidenit shërim të shpejtë.

"Shërim të shpejtë!", tha Trump në një postim në Twitter.