Evropa regjistron 400,000 viktima me koronavirus

Evropa regjistron 400,000 viktima me koronavirus

Bota November 29, 2020 - 13:05

Evropa ka regjistruar mbi 400,000 viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia, ndërkohë që disa pjesë të kontinentit kanë nisur të lirohen nga kufizimet apo masat e izolimit.

Tetë muaj prej kur është shpallur pandemia, autoritetet evropiane kanë konfirmuar 400,949 viktima me koronavirus, bazuar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Pesë shtetet që kanë raportuar më së shumti vdekje janë: Mbretëria e Bashkuar (57,551), Italia (53,677), Franca (51,914), Spanja (44,668), dhe Rusia (39,068).

Pandemia del nga kontrolli në SHBA

Përgjatë Atlantikut, Shtetet e Bashkuara kanë prekur shifrën e 4 milionë të prekurve me koronavirus në muajin nëntor, më shumë se dyfish në krahasim me shifrat e muajit tetor.

Teksa virusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, vdekjet janë duke arritur në 1,500 në baza ditore.

Prej fillimit të pandemisë, autoritetet amerikane kanë regjistruar më shumë se 266,000 viktima me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Ndërkohë, numri i të hospitalizuarve ka arritur në 90,000 për herë të parë, çka ka shtyrë shumë shtete dhe qytete që të rrisin masat kufizuese.

“Jemi duke bërë rrumbullakësim fatkeq”, ka thënë mjekja Leana Wen, profesoreshë në Universitetin George Washington, për kanalin televiziv, CNN.

“Shumë shpejt do të tejkalojmë shifrën e më shumë se 2,000 vdekjeve, ndoshta edhe 3,000 apo 4,000 çdo ditë këtu në SHBA”.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU