Infektuar: 56732
Shëruar: 49982
Vdekur: 1426
Trump: Vaksinat mund të fillojnë të shpërndahen pas dy javësh

Trump: Vaksinat mund të fillojnë të shpërndahen pas dy javësh

Bota November 27, 2020 - 17:32

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një fjalimi në Ditën e Falënderimeve drejtuar trupave amerikane, ka deklaruar se shpërndarja e vaksinave do të mund të fillojë gjatë javës së ardhshme ose në javën pas saj.

“E gjithë bota po vuan nga kjo pandemi e jashtëzakonshme, jo vetëm ne, por e gjithë bota. Ne jemi duke e rrumbullakosur kurbën, vaksinat do të fillojnë të aplikohen gjatë javës së ardhshme si dhe javën pas saj. Do të vaksionohen punonjësit e linjës së frontit, të moshuarit, mjekët dhe infermierët”, tha Trump.

Presidenti amerikan, tha se dy kompani tashmë i kishin publikuar rezultatet, derisa priten edhe disa të tjera. Ndërkohë, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA ka planifikuar një takim të panelit të saj të jashtëm këshillimor më 10 dhjetor, për të diskutuar aplikimin e kompanisë Pfizer për autorizimin e përdorimit emergjent.

Drejtori i FDA-së për sa i përket Vlerësimit dhe Kërkimit të Biologjikëve, Peter Marks, tha se vendimi për përdorimin emergjent do të ndodhte disa javë më pas.

“Do të jetë çështje javësh. Mund të ndodh me ditë ose javë. Unë nuk mund t’ju jap një datë të saktë se kur do ta kemi një autorizim të përdorimit emergjent, sepse duhet ta kryejmë punën si duhet”, tha Marks./Top Channel