Hakerat sulmojnë kompaninë AstraZeneca

Hakerat sulmojnë kompaninë AstraZeneca

Bota November 27, 2020 - 17:26

Disa grupe hakerash që dyshohet se mbështeten nga regjimi në Korenë e Veriut janë përpjekur të hyjnë në sistemin e brendshëm të kompanisë farmaceutike britanike AstraZeneca.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters hakerat kishin si synim të hynin në kompjuterët e kërkuesve të AstraZeneca për të marrë prej atyre të dhëna të vlefshme në lidhje me vaksinën e koronavirusit, disa ditë pasi kjo kompani dha lajme të mira për efektshmërinë e prototipit të saj.

Burimet për Reuters bënë me dije se mjetet dhe teknikat e përdorura në këtë sulm kompjuterik ishin të ngjashme më ato të evidentuara dhe në raste të tjera më herët që ekspertë thonë se vijnë nga Koreja e Veriut.

Sulmet kibernetike kundër trupave shëndetësore apo shkencëtarëve të vaksinave janë rritur gjatë pandemisë, në një përpjekje të grupeve të mbështetura nga shtetet të ndryshme për të arritur tek informacionet e rëndësishme me qëllim përfitimi. /A2