Von der Leyen: Vaksinimi i parë në Evropë para fundit të vitit

Von der Leyen: Vaksinimi i parë në Evropë para fundit të vitit

Bota November 25, 2020 - 13:47

Presidentja e Komisionit Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare që menjëherë të përgatisin logjistikën për shpërndarjen e miliona dozave të vaksinave.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton se qytetarët e parë të Evropës do të vaksinohen kundër COVID-19 para fundit të dhjetorit të këtij viti, shkruan Aljazeera dhe transmeton Zeri.info.

Në një fjalim në Parlamentin Evropian, ajo paralajmëroi se, megjithë "dritën në fund të tunelit", nuk duhet të ketë lehtësim të shpejtë të masave të paraqitura kundër përhapjes së koronavirusit.

"Situata e pandemisë është akoma serioze. Me pothuajse 3,000 vdekje në ditë, COVID-19 ishte shkaku numër një i vdekjeve në Bashkimin Evropian javën e kaluar. Spitalet janë ende nën presion, unë e di që blerësit, banakierët dhe kamerierët duan heqjen e kufizimeve. por nuk duhet të përsërisim të njëjtat gabime. Shlodhja shumë e shpejtë dhe e tepërt rrezikon një valë të tretë pas Krishtlindjeve, "tha Von der Leyen.

Ajo thekson se këto Krishtlindje në BE do të jenë të ndryshme dhe më të qeta, por që ka edhe një lajm të mirë.

"Komisioni Evropian deri më tani ka siguruar kontrata me gjashtë kompani. Qytetarët e parë Evropianë tashmë mund të vaksinohen para fundit të dhjetorit. Më në fund, drita është në fund të tunelit," thotë ajo.

Von der Leyen u bëri thirrje vendeve anëtare të BE të përgatisin menjëherë logjistikën për vendosjen e miliona dozave të vaksinave, duke përfshirë miliona shiringa, depo të ftohtë, organizimin e qendrave të vaksinimit dhe trajnimin e stafit. /Zëri