Administrata e pranon fitoren e Bidenit

Administrata e pranon fitoren e Bidenit

Bota November 24, 2020 - 00:48

Administrata e Përgjithshme e Shërbimeve e ka informuar presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden, se administrata Trump është e gatshme të nisë procesin formal të tranzicionit, sipas një letre që Administratorja Emily Murphy ia ka dërguar Bidenit pak minuta më parë, raporton CNN.

Kjo letër është hapi i parë që administrata e ka marrë për të pranuar humbjen e presidentit Donald Trump, më shumë se dy javë që kur Bideni u shpall fitues i zgjedhjeve, transmeton Zeri.info.

Murphy tha të mos ketë pasur presion nga Shtëpia e Bardhë për ta vonuar tranzicionin formal dhe se nuk ka marrë vendim "nga frika apo favorizimi".

Ky veprim do të mundësojë nisjen zyrtare të tranzicionit, duke i lejuar zyrtarët aktualë të administratës t'i koordinojnë punët me presidencën në ardhje të Bidenit. /Zëri