Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
COVID-19,  Kalifornia në shtetrrethim

COVID-19, Kalifornia në shtetrrethim

Bota November 22, 2020 - 15:05

Kalifornia bëhet kështu i dyti shtet, i cili ka aplikuar shtetrrethimin në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Shtetrrethimi fillon nga 22:00 deri në 05:00, do të vazhdojë deri në 21 Dhjetor dhe nëse rastet ditore rriten gjithnjë e më shumë shtetrrethimi do të shtyhet edhe me disa javë të tjera.

Shifrat e fundit kanë arritur kulmin në krahasim me muajt e fillimit të pandemisë. Në të gjithë SHBA, numri i të vdekurve lidhur me Covid-19 në vetëm 24 orë ka kaluar 2,000 për herë të parë që nga Maji.

Vendi tani ka më shumë se 12 milionë të infektuar dhe më shumë se 255,000 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ky është deri tani numri më i lartë i të vdekurve në botë.

Disa shtete kanë vendosur kufizime të reja ku maska tanimë është bërë e detyrueshme në ambientet publike. Në Teksas, Garda Kombëtare po vendoset në qytetin e El Paso për të ndihmuar në operacionet e morgut.

Dy ditë më parë Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)  u ka kërkoi amerikanëve që të shmangin udhëtimet për festën e Falënderimeve për të parandaluar rritjen e transmetimeve.

Task Forca e Shtëpisë së Bardhë ka bërë të ditur se rastet me koronavirus mund të rriten gjithnjë e më shumë e ftohjen e motit. Ata i kanë përsëritur thirrjet e tyre popullit që të shmangin daljet kur nuk është e nevojshme, të ruajnë distancën si dhe të mos marrin pjesë në tubime.

Kalifornia raportoi gjithsej një milion raste javën e kaluar, duke e bërë atë shtetin e dytë  për infektime të larta pas Teksasit. Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të aplikohet edhe një bllokim i ashpër pasi situata nëpër spitale paraqitet shumë e rënduar.

Vende të tjera, përfshirë Nju Jorkun, gjithashtu kanë vendosur shtetrrethim gjatë natës. Baret, restorantet dhe palestrat mbyllen pas orës 22:00. Aktualisht Covid-19 e ka çuar totalin e të infektuarve në 58.5 milionë, ndërsa ata që kanë humbur jetën nga virusi kanë kapur shifrën e mbi 1.3 milionë.

Klan Plus