Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Australi, vdes një person nga sulmi i peshkaqenit

Australi, vdes një person nga sulmi i peshkaqenit

Bota November 22, 2020 - 08:54

Një person ka vdekur nga sulmi i një peshkaqeni në qytetin detar të Australisë, Broome, të dielën në mëngjes.

ABC raportoi se policia ka arritur ta nxjerrë nga uji dhe t’i jepnin ndihmën e parë para se të arrinte ambulanca.

Plazhi aty është mbyllur dhe njerëzit janë këshilluar që të jenë të kujdesshëm, raporton The Guardian.

Plazhi “Cable” është vend turistik i popullarizuar, megjithatë përgjatë viteve ndodhin sulme edhe nga gjallesa të tjera.