Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
Pas efektit të pandemisë, a do të ketë ulje të lindjeve?

Pas efektit të pandemisë, a do të ketë ulje të lindjeve?

Bota November 22, 2020 - 08:24

Pandemia mund të ulë numrin e foshnjave në shtetet e pasura. Ndoshta, edhe më tepër në vendet e varfra

Kur Kampala hyri në karantinë për shkak të COVID-19, beqarët në kryeqytetin e Ugandës kërkuan “partnerë karantine”, thotë Allan Creed, i cili punon në marketing dixhital, shkruan The Economist. Ai dhe miqtë e tij nuk mund të shkonin në dyqanet lokale për të blerë kontraceptivë.

Ndërkohë në Singaporin e pasur, të rinjtë që hezitonin të krijonin një familje para pandemisë, tashmë janë edhe më të sigurt për këtë gjatë një recesioni global. Qeveria po përpiqet t’i nxisë njerëzit të lindin duke ofruar një shpërblim prej S$ 3,000 (2,200 $) për ata që lindin një fëmijë në dy vitet e ardhshme, përveç skemave ekzistuese të ndihmave. Por as kjo nuk e bind Keith që të bëhet baba. “Jam i bindur se unë dhe ime shoqe do të kalojmë shumë mirë në 30, 40 vitet e ardhshme pa fëmijë”, thotë 36-vjeçari. “Pse të rrezikojmë?”

Është shumë herët për të konstatuar efektin e COVID-19 në nivelin e lindshmërisë. Por duket se po shfaqen prirje të ndryshme në vendet e pasura dhe të varfra. Pak gra dëshirojnë të kenë fëmijë në një kohë pasigurie. Në vendet e pasura, shumë prej tyre e kanë shtyrë për më vonë nisjen e një familjeje apo shtimin e saj. Në vendet më të varfra, ku gratë shpesh kanë më pak zgjedhje, mund të nisë një bum në lindje.

Qeveritë tashmë po përpiqen të përshtaten. Nuk është vetëm Singapori që po përpiqet të rrisë numrin e lindjeve. Kryeministri i ri i Japonisë, Suga Yoshihide, javën e kaluar kërkoi që sigurimi shëndetësor të mbulonte trajtimin e fertilitetit in vitro. Shifrat e qeverisë japoneze treguan një rënie prej 11% të shtatzënive të reja krahasuar me vitin e kaluar.

Kur India njoftoi një karantinë të papritur në mars, me miliona punëtorë urbanë në të gjithë vendin, humbën punën dhe u larguan në shtëpitë e tyre në fshatra, dhe po ashtu në Nepal, Bangladesh dhe më gjerë. Ata u ribashkuan me njerëzit e dashur që zakonisht i shohin vetëm disa herë në vit gjatë festave zyrtare. Kjo mund të jetë e mjaftueshme për të hedhur poshtë parashikimet e popullsisë, thotë Vinit Sharma nga UNFPA. “Ne nuk kishim pritur që të bashkoheshin kaq shumë çifte për një periudhë kaq të gjatë kohe”, shton ai.

Në vendet e zhvilluara, gratë zakonisht kanë kontroll më të madh në planifikimin familjar. Kjo do të thotë se ankthi nga pandemia mund të shkaktojë një rënie të ndjeshme në nivelin e lindjeve. Një sondazh nga Instituti Guttmacher i grave amerikane të moshës 18 deri në 34 vjeç, në familje që fitojnë më pak se 75,000 dollarë në vit, zbuloi se një e treta e tyre dëshiron të mbetet shtatzënë më vonë ose të ketë më pak fëmijë për shkak të Covid-19 (shih grafikun 1). Një studim nga Instituti i Ekonomisë së Punës IZA, parashikon një rënie prej 15% të lindjeve mujore në Amerikë midis nëntorit dhe shkurtit, 50% më e madhe se rënia pas krizës financiare në vitet 2007-‘09.