Infektuar: 35549
Shëruar: 21746
Vdekur: 939
Mbi 40 milionë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Mbi 40 milionë të shëruar nga Covid-19 në mbarë botën

Bota November 21, 2020 - 11:07

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 40 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 40.009.157 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin. Në të njëjtën kohë, 3 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (8.472.677), SHBA (7.280.921) dhe Brazil (5.407.498) ndërsa pas saj radhiten Rusia (1.551.414), Argjentina (1.167.514) dhe Kolumbia (1.132.293).

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 57 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 373 mijë të vdekur. /Alsatm