Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi, 19 të vdekur dhe 709 të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit në Turqi, 19 të vdekur dhe 709 të plagosur

Bota October 30, 2020 - 22:32

Së paku 19 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot brigjet e Izmirit të Turqisë, ndërsa të plagosu rreth 709 njerëz.

Të paktën 196 pas-tronditje, me 23 prej tyre më të fuqishëm se madhësia 4.0, u regjistruan pas tërmetit,

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) janë regjistruar edhe 196 tërmete të tjera, 23 prej të cilave ishin më të forta se 4.0 magnitudë, njofton Klan Kosova.

Duke folur në një konferencë shtypi, Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të vendit Murat Kurum tha: “1,227 ekipe kërkimi dhe shpëtimi po operojnë në terren”.

Ai shtoi se tetë persona të plagosur ishin në kujdes intensiv, ndërsa pesë të tjerë janë në operacion