Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Izmir: Dy fëmijë të vdekur në Samos të Greqisë

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Izmir: Dy fëmijë të vdekur në Samos të Greqisë

Bota October 30, 2020 - 17:00

GREQI – Tërmeti i fuqishëm që goditi brigjet e Turqisë ditën e sotme ka shkaktuar viktima edhe në Greqi.

Top Channel mëson se në Greqi viktima të tërmetit kanë mbetur dy fëmijë të cilët janë zënë poshtë nga një mur i shembur. Viktimat janë 15 dhe 17 vjeç, në fshatin Vathi të Samos. Ndërkohë ashtu si Turqi edhe në Greqi ka shumë të plagosur.

Qendra e tërmetit njoftoi se lëkundja u ndie më shumë në provinca u si ëzmir Karabaëlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë

Në Turqi deri në këto momente raportohet një bilanc tragjik me 4 viktima 120 të plagosur. Ndërkohë nga ana e autoriteteve vijojnë kërkimet nën rrënojat e pallateve të shembura.