Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Francezët me origjinë turke reagojnë ndaj përplasjes Macron-Erdogan

Francezët me origjinë turke reagojnë ndaj përplasjes Macron-Erdogan

Bota October 29, 2020 - 14:38

Francezët me origjinë turke ne lidhje me përplasjën e fundit politike mes presidentit Macron dhe homologut të tij turk, Erdogan. Ata akuzojnë të dyja palët se po përshkallëzojnë tensionet.

Uyanik Mahmut, një biznesmen tekstilesh që jeton në Francë prej ‘93-shit dhe ka dyshtetësi, deklaron se shpreson që dy vendet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, raporton Euronews.

“Mua nuk më pëlqen politika, por në të njëjtën kohë nuk mund t’i bëjmë këto gjëra, që një president të fyejë tjetrin dhe anasjelltas. Unë jetoj në Francë, Turqia është vendlindja ime, ndaj i dua të dyja vendet dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet”, thotë biznesmen me origjinë turke, transmeton Zeri.info

Ndërsa pronari i një restoranti, që udhëton shpesh mes Turqisë dhe Francës, shprehet se Erdogan dhe Macron po luajnë lojëra politike.

Përplasja filloi pasi një mësues francez, që u tregoi nxënësve karikaturat me profetin Muhamed të publikuara nga të përjavshmen satirike “Charlie Hebdo”, u vra në Francë më herët gjatë muajit.

Në shenjë proteste ndaj mbrojtjes që Franca i bëri të drejtës për të publikuar ilustrimet, manifestime të shumta u mbajtën kundër presidentit Macron në vendet me shumicë myslimane.

Kurse sot ndodhi që edhe tre persona kanë vdekur nga një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia.

Policia ka thënë se një gruaje i është prerë koka gjatë sulmit, derisa kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka folur për “islamofashizëm”/Zëri