2448 të prekur me COVID-19 në Slloveni në 24 orët e fundit

2448 të prekur me COVID-19 në Slloveni në 24 orët e fundit

Bota October 29, 2020 - 13:47

Sllovenia po kalon periudhë të rëndë me pandeminë, edhe pse ka ditë që ka marrë masa për parandalim, duke kufizuar edhe lëvizjet.

Autoritetet shëndetësore në këtë vend, kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.448 raste pozitive me COVID-19, derisa kanë vdekur tetë pacientë.

Të hospitalizuar janë 660 pacientë me COVID-19, e prej tyre 109 janë në mjekim intensiv, ka bërë të ditur RTC Slovenija, transmeton EO.

Numri i sotëm është rritje e madhe, meqë vetëm edhe dje u shënuan mbi 2.000 të infektuar.

Në valën e parë të pandemisë, ku vend ishte marrë si shembull për menaxhimin, por tash është goditur rëndë, sikur edhe vendet tjera evropiane.