Gjermania regjistron mbi 16 mijë e 700 raste me COVID-19

Gjermania regjistron mbi 16 mijë e 700 raste me COVID-19

Bota October 29, 2020 - 08:53

Gjermania ka regjistruar mbi 16 mijë e 700 raste të reja me COVID-19.

Gjermania ka shënuar tjetër rritje me numrin e rasteve ditore me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 16,774 në 481,013, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 89 në 10,272, tregoi shifra.