14 të vdekur dhe 870 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

14 të vdekur dhe 870 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Bota October 28, 2020 - 20:48

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 870 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19 nga 2647 testime të bëra.

Ndërkaq 14 persona kanë ndërruar jetë kurse 292 pacientë janë regjistruar si të shëruar.

Gjithsej 14 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë tre pacientë nga Shkupi (51, 60 dhe 83 vjeç), tre pacientë nga Kumanova (65, 71 dhe 53 vjeç), një pacient nga Dibra (80 vjeç), dy nga Prilepi (55 dhe 56 vjeç), një nga Tetova (63 vjeç), një nga Velesi (65 vjeç), një pacient 68 vjeçar nga Strumica, 72 vjeçar nga Radovishi dhe një 75 vjeçar nga Kratova”,  raportojnë nga Ministria.