Banorët e rajonit llogariten ndër më të armatosurit në botë

Banorët e rajonit llogariten ndër më të armatosurit në botë

Bota October 27, 2020 - 14:46

Sipas hulumtimit nga “Small Arms Survey” ka më shumë se një miliard armë zjarri në botë, shumica e tyre janë në duart e civilëve. Ata vlerësojnë se 857 milion janë në pronësi të qytetarëve, 133 milion në arsenale ushtarake, si dhe 23 milion nga agjencitë e zbatimit të ligjit, shkruan Aljazeera.

Nga 857 milion armë zjarri që janë në duart e civilëve, 393 milion janë në Shtetet e Bashkuara, më shumë se numri i përgjithshëm i armëve të zjarrit në 25 shtetet tjera që janë në listë. Dhe nëse e vendosim atë numër në krahasim me popullsinë, i bie që popullsia e SHBA-së përbën katër për qind të popullsisë së botës, ndërsa qytetarët e këtij vendi mbajnë 40 për qind të armëve të botës, transmeton Zeri.info.

Ekziston një ndryshim i madh në armatime në të gjithë botën. Numri më i lartë i armëve është në SHBA, me 121 armë për 100 banorë, 53 në Jemen, ndërsa qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi kanë nga 39 armë në 100 banorë. Në anën tjetër janë vendet si Japonia dhe Indonezia ku ka më pak se një armë zjarri për 100 banorë.

Popullsia në rajon është ndër më të armatosurit në botë, dhe në infografi mund të shihni vlerësime të armëve të zjarrit në duart e qytetarëve në rajon, dhe sa prej këtyre armëve janë të paregjistruara./Zëri

 

                       Armët e zjarrit në duart e qytetarëve të rajonit - Numri i armëve të zjarrit në posedim civil për 100 banorë

Image