Shpërthim i fuqishëm e shkëmbim zjarri në Turqi, momenti kur bomba trondit vendin (Video)

Shpërthim i fuqishëm e shkëmbim zjarri në Turqi, momenti kur bomba trondit vendin (Video)

Bota October 26, 2020 - 21:49

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e sotme në Turqi. Nga raportimet paraprake thuhet se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe se bomba që shpërtheu ishte në trupin e një prej autorëve.

Ngjarja ka ndodhur në Iskenderun ndërsa përpara shpërthimit ka pasur edhe shkëmbim zjarri me policinë dhe personave të përfshirë.

Tashmë në media po qarkullon edhe fotoja e personit që dyshohet të ketë hedhur veten në erë. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk ka një informacion të qartë nga autoritetet në lidhje me shpërthimin.ballkanweb