Conte firmos dekretin, Italia mbyllet për një muaj

Conte firmos dekretin, Italia mbyllet për një muaj

Bota October 25, 2020 - 11:41

Kryeministri Giuseppe Conte ka nënshkruar dekretin e ri, mbi mbylljen e Italisë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 24 nëntor, me masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e infeksionit i shkaktuar nga SrasCov-2, informon ‘Corriere Della Sera’, shkruan “Shekulli”.

Në këtë draft të ri, përfshihen të gjithë rajonet e Italisë. Kështu lokalet dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00.

Qendrat tregtare do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavave dhe arsimi në distancë për shkollat ëe mesme pritet të jetë së paku 75 përqind.  Me këtë ndryshim në të gjithë rajonet mësimi do të zgjasë me orë të plotë, ndryshe nga çfarë është bërë deri më tani.

Në këtë dekret parashikohet që transporti publik të vazhdojë të qëndrojë i hapur. Një sqarim tjetër është se nuk do të ketë ka mbyllje të kufijve rajonalë.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë. E gjithë kjo erdhi pas shtimit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, në çdo rajon.

Kujtojmë që Italia, është një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e COVID-19.

Image